“Artiѕtët e huaj mezi po preѕin të vijnë në Tiranë”, Noizy zbulon gjithçka për konсertin: Do të bëhet dokumentar

Noizy ka paralajmëruar prej kohësh një koncert, më të madhin që është mbajtur në Shqipëri. Krahas artistëve shqiptarë, do të interpretojnë dhe shumë emra të huaj. Në një intervistë ekskluzive për “Abc-ja e pasdites”, ai zbuloi më shumë detaje rreth “Alpha Show” që do të mbahet me 14 Gusht.

Gjatë intervistës për moderatorin Ermal Peçi, reperi theksoi se reperët evropianë mezi po presin që të vijnë në Tiranë. “Falë zotit dhe marrëdhënieve të mira që kemi me repistët e Evropës, do të bashkohemi të gjithë bashkë. Unë jam habitur sepse mezi po presin të vijnë në Shqipëri.

Çuditërisht, mezi po presim që të vijnë në Tiranë. Më thonë që duam t’ju tregojmë fansave se sa respekt kemi për ju dhe ne do t’ju tregojmë shqiptarëve se sa na vlerëson bota.”, tha Noizy duke shtuar më tej se koncerti do të zgjasë rreth 5 orë dhe pritet të bëhet një dokumentar për të.

“Do të zgjasë 4-5 orë. Dyert do të hapen nga ora 6. Do të jetë spektakël më vete, është skena më e madhe që do të jetë ndonjëherë në Shqipëri. Do të filmohet me kamera të atilla që dhe pas 20 vitesh kur të shihet, do të ngjajë akoma shumë bukur. Do të bëhet dokumentar.”, tha ai.

Disa prej artistëve që do të këndojnë në koncert janë Kida, Dhurata Dora, Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Elgit Doda, Yll Limani, Gue, Ghali, Sfera Bbasta, Krept, Konan, Loredana. Reperi zbuloi se do të ketë dhe emra të tjerë që do të interpretojnë dhe do të publikohen në ditët në vijim.

Po Stresi, me të cilin i ka dhënë fund armiqësisë dhe Duda do të marrin pjesë në koncert? I pyetur nga Ermali, Noizy theksoi: “Kush tha që s’do të jenë?”, duke lënë kështu të kuptohet se ai dhe Stresi do të bashkohen për herë të parë në skenë pasi i dhanë fund përplasjeve. /abcnews.al