Atdheu i propozon për martesë Bora Zemanit, ja detajet që tregojnë se janë lidhur

Tre muaj pas ndarjes nga Sara Malaj, ishkonkurrenti nga Kosova i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, ka folur hapur për ndjenjat që ka për drejtuesen e këtij emisioni, Bora Zemanin.

Gjatë një interviste në emisionin “Në pranga”, ai ka thënë se për Borën është i gatshëm të bëjë 10 vite burg, një deklaratë që flet me shumë si 1 mijë fjalë. Ndër të tjera, ai u shpreh se ka respekt për Borën dhe se vetëm pas përfundimit të emisionit e ka njohur më shumë.

“Dukej sikur kishe debulesë për Borën”,- ishte pyetja që i bëri drejtuesi i emisionit.

“Komplimente nuk i kam bërë ndonjëherë publikisht, kam respekt. Është moderatorja e emisionit dhe kam respekt. Bëja 10 vite burg për Borën. Kam shumë respekt, sidomos kur ishin këto turet. Nuk kemi pasur shumë muhabet me Arjanin dhe Borën. Tashmë që mbaroi ‘Përputhen’ u familjarizuam dhe kuptova që ishin shumë njerëz të thjeshtë”,- tha Atdheu.

Por ai nuk ndali me kaq. I ftuar në një tjetër emision me titull “Te shoqja”, zbuloi më shumë të reja nga jeta private. Gjatë intervistës, Atdheu u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij që ta marrë për nuse. Ai u vendos në siklet dhe tha se në fakt nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë pikërisht për Bora Zemanin.

“Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve”,– u shpreh Atdheu teksa kërkoi ujë për të pirë, sepse situata u bë e sikletshme për të.

Kujtojmë se Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave, dhe sipas zërave të fundit, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga aktori dhe prezantuesi Donald Veshaj. Më pas Atdheu foli edhe për marrëdhënien me Sarën, të cilën e njohu gjatë programit të njohjeve, duke deklaruar se në fakt ishte ajo që e kishte lënë.

Por si ka reaguar Bora, në gjithë këtë histori, kur po flitet se mes tyre ka lindur një romancë e vërtetë që premton shumë? Bora Zemani, e cila është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në shoëbiz-it, pas ndarjes nga Donaldi, publikon imazhe me të birin, Arborin, i cili merr gjithmonë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të mamasë së tij.

Por fjalëve se ajo tashmë po shijon një lidhje të re, ajo vendos t’u përgjigjet me një stil të avancuar, duke u shprehur se ka dëshirë të zgjerojë familjen, duke planifikuar fëmijën e dytë. Këtë gjë e ka treguar nëpërmjet një postimi në “Instagram” teksa ka ndarë një fragment nga filmi “Lion’s King”, ku ka shkruar: “Nëse një ditë do të kem një vajzë, ajo do ta ketë emrin Nala”, duke iu referuar kështu personazhit të njohur të “Disney”-t.

Bora Zemani arriti të marrë vëmendje me moderimin e emisionit “Për’puthen”. Edhe pse nuk kishte drejtuar kurrë një format të tillë, Bora ia doli mbanë më së miri ta përballonte këtë emision kaq impenjues. Bora tha se u mendua gjatë nëse duhej apo jo ta pranonte si ofertë, por sot është e lumtur që nuk e refuzoi ftesën.

Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të drejtimit të “Për’puthen”, por edhe për jetën e saj personale. Gjatë një interviste të dhënë për “Prive”, moderatorja u pyet edhe për jetën private, duke qenë se në fillim të qershorit u bë publike ndarja nga vëllai binjak i Romeos, Donaldi.