Atentati në Fushë-Krujë/ Shoshë nga plumbat dhe në flakë, del fotoja e makinës pasi u qëllua me breshëri

Ky është momenti vetëm pak çaste pasi atentatorët qëlluan breshërinë e plumbave të kallashnikovit në drejtim të Brilant Martinajt, Besmir Hoxhes dhe Diklen Vatës, të mbetur të vdekur në vend të dielën në Fushë-Krujë.

Në këtë foto të shkrepur me pamje ballore të makinës dallohen qartë shenjat e plumbave që kanë kapur automjetin tip Volkswagen Passat, ndërsa makina është në flakë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Syri.Net, flakët e makinës janë në pjesën e brendshme të saj, çfarë ka shtuar dyshimet e hetuesve për një zjarrvënie të qëllimshme nga ana e autorëve.Për këtë arsye ata janë në pritje të rezultateve të ekspertizës për të kuptuar nëse ka ose jo gjurmë të lëndëve djegëse.