Atentati në Milot / Plagoset rëndë krahu i djathtë i Vis Martinajt, vritet një tjetër (EMRAT-DETAJE)

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri në Milot.

Mësohet se 27-vjeçari Klevis Preçi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit ku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të shumta.

Ndërsa i plagosur rëndë me plumba në këmbë dhe brinjë, ka mbetur Ylli Ibrahimi, 47-vjeç.

Ky i fundit është një emër i njohur i botës së krimit. Ibrahimi njihet si dhe krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Ai është me precedentë në Itali, ndërsa në Shqipëri është emër i njohur i biznesit të lojërave të fatit.

Në vitin 2021, Ylli Brahimi i mbijetoi një atentati në qendër të Milotit.

Kujtojmë se kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas atentatit të trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mes viktimave ishte edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.