Atentati në Pogradec/ Babai në burg, i biri merr kallashin dhe tenton të vrasë “hasmin”

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja në Pogradec, ku është plagosur një person. Mësohet se i plagosur është Joan Muçllari, një emër i njohur për policinë dhe për opinionin publik.

Dyshohet se ngjarja e sotshme ka lidhje me atentatin e dy viteve më parë, ku u qëllua me armë në drejtim të hotel Voloreka.

Joani është djali i Jetmir Muçllarit, pronarit të hotel Volorekës në Pogradec..Ndërkohë një nga personat që e ka qëlluar është djali i Ilir Berberit, Firdeus Berberi, një prej të arrestuarve për të shtënat me armë në drejtim të hotelit.