Atentati sot në Sukth! Viktima me “Rrumin e Shijakut” bënë për spital biznesmenin libanez

Mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit është ekzekutuar brenda dyqanit të tij Arben Mërkuri (Ismaili). Ai është vrarë nga një person ende i paidentifikuar i cili dyshojet se është larguar me një fouristradë tip ‘Benz’.

48-vjeçari është emër i njohur për policinë pasi në vitin 2016 është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë pasi kanë dhunuar biznesmenin amerikano-libanez Faad Mitri. Asokohe, Mërkuri u arrestua bashkë mikun e tij Landi Muharremin ( i njohur si Rrumi i Shijakut) dhe Skënder Krahajn.

Biznesmeni kishte nisur investimet në Shqipëri, më konkretisht po punonte në Gjirn e Lalëzit, zonë ku po ndërtonte një kompleks. Por, gjashtë vite më parë, pasditen e 10 shtatorit biznesmeni Mitri, po udhëtonte pasagjer në një makinë me të shoqen e vajzën e tij kur u përplas qëllimisht me një tjetër autoveturë tip “Tuareg”. Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër që dyshohet të kenë qenë Mërkuri, Landi Muhaerrimi (i tmerrshmi i Sukthit) e Skënder Krahja kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital.

Ndërkohë kujtojmë se Mërkuri është një emër me precendetë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve. Ka dyshime se edhe vrasja e tij mund të ketë lidhje me prishjen e pazareve të drogës