Autobusi me turistë nga Stambolli aksidentohet në Bullgari: Katër të vdekur dhe tetë të plagosur

Katër persona kanë humbur jetën dhe tetë janë lënduar në një aksident rrugor në rrugën Veliko Tërnovo-Ruse, Bullgari mbrëmë. Mediat raportojnë se një autobus me targa rumune, i drejtuar nga një shofer turk, u përplas me një makinë të parkuar buzë rrugës dhe më pas në një pemë aty pranë.

Në makinë nuk kishte njerëz dhe viktimat dhe të plagosurit ishin mes 26 pasagjerëve në autobus të cilët po ktheheshin nga një vizitë turistike në Stamboll. Pasagjerët e plagosur janë dërguar në spitalin e Veliko Tërnovo.

Të dy drejtuesit e mjeteve rezultuan negativ për alkool dhe drogë. Shkaqet e rrëzimit janë duke u zbardhur. Inspektimi fillestar i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Rrugore ka evidentuar mangësi në infrastrukturën e vendit të aksidentit dhe objekte të pasigurta buzë rrugës.