Avioni i sapo nisur nga Rinasi goditet nga rrufeja, momente tmerri për pasagjerët

Pasditen e sotme qytetarët që po udhëtonin nga Rinasi drejt Abu Dhabit kanë përjetuar momente tmerri. Burime për JOQ ALBANIA kanë deklaruar se 10 minuta pasi avioni është nisur kanë dëgjuar një shpërthim të madh që sipas tyre ka qenë një rrufe. Në bordin e avionit kanë qenë njê numër i madh pasagjerësh dhe momenti i rrufesë është përjetuar plot frikë e panik prej tyre.

Fatmirësisht avioni ka arritur të ulet sërish në pistë pa dëme në njerëz.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje joq. Sot ne oren 18:10 kishim bileta per ne Abu dabi pas 10 min udhetim nje shperthim i tmershem dhe flak u degjua dhe u pa. Ishte nje tmerr njerzit te tmerruar dhe shumica nuk duan te udhetojn me.