Babai i këngëtarit përplasi të moshuarën dhe i theu legenin, policia reagon pas videos nga JOQ: Shoferi ishte i dehur

Më herët gjatë ditës JOQ ALBANIA publikoi videon e një aksidenti në Tiranë, ku babai i një këngëtari(sipas raportimeve të qytetarëve) ka përplasur njê të moshuar dhe nuk e ka pranuar atë që ka bërë edhe pse e moshuara theu legenin. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e cila shprehet se 60-vjeçari me iniciale S.Ll duke lëvizur prapa me mjetin e tij, për të parkuar, ka aksidentuar shtetasen K. H., 78 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, në momentin e aksidentit 60-vjeçari drejtonte automjetin, nën efektin e pijeve alkoolike, në masën 0.15 mg/litër.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet, drejtuesi i të cilit aksidenton një shtetase, ju sqarojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë identifikuar drejtuesin e mjetit dhe kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit S. Ll., 60 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D’Ark”, shtetasi S. Ll., duke lëvizur prapa me mjetin e tij, për të parkuar, ka aksidentuar shtetasen K. H., 78 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.

Pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se shtetasi S. Ll. drejtonte automjetin, nën efektin e pijeve alkoolike, në masën 0.15 mg/litër. Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

https://fb.watch/d6yjMJuPjx/