Balerina: Albi Nako më thoshte dua ta bëj me ty që të bëhesh “Star” si Klaudia Pepa!

Albi Nako është koreograf dhe balerin shqiptar i cili njihet për talentin e tij dhe për lidhjet e tij me balerina të reja të cilët më pas këta të fundit e kanë divorcuar me argumentin se e konsiderojnë si vëlla. Besoj e kujtoni historinë e dashurisë së Nakos me Klaudia Pepën një balerinë e cila mori famë pas lidhjes me Nakon por më pas në kulmin e karrierës e kuptoi që Albi nuk ishte për të dhe ishte thjesht si një vëlla.

Por kohët e fundit në drejtim të Albi Nakos janë hedhur disa akuza të forta për ngacmim seksual. Ka qenë Marinela Hysa, ish konkurrentja e Love Story, e cila e ftuar në një emision televiziv tha se në moshën 24 vjeçare Albi Nako e ka ngacmuar seksualisht madje edhe kur ishte i martuar asokohe me Klaudia Pepën.

Marinela: “Mendoj që ka ardhur “karma i’ts a bitch” pra ka ardhur momenti “karma is back”. Ka ardhur një moment që unë duhet të them disa të vërteta për karrierën time sepse unë jam një artiste e lindur të themi dhe nuk t’i bëj qejfin vetes, por unë kam talent dhe në moshën 24 vjeç unë kam qenë në kulmin tim në Elbasan ku kam patur një studio dance, kam pasur mbi 500 klientë aty në muaj dhe Albi Nako më propozoi që unë të bëhesha pjesë e “Dance With Me” dhe viti i parë ishte mirë…

Ok merrja pagën, pastaj pas një viti nuk po merrja as pagë më aty, as nuk po më fuste me kontratë, po më mashtronte me pak fjalë, me mashtimet e Albi Nakos dhe ajo që dua të them për Albi Nakon që është shumë e vërtetë është se më ngacmonte seksualisht pa fund dhe më bullizonte shumë dhe unë dua t’i them “Ja ku jam tani”.

Moderatorja: Si të ngacmonte seksualisht?

Marinela: “Më thoshtë dua t’a bëj me ty që ti të bëhesh “Star” si Klaudia Pepa. Dua të fejohesh me mua, pa u ndarë nga Klaudia Pepa akoma, e kishte akoma atë dhe unë ika pastaj!

Kujtojmë se Albi Nako bëri bujë në media edhe në vitin 2021 kohë kur bullizoi një vajze të mitur në formatin “Të ka mami yll”, ku e ironizoi për shëndetin e tepërt duke i bërë komente bullizuese.