Banorët e pallatit shokohen nga tortura që babai “monstër” i bënte foshnjës, vazhdimisht e digjte me…

Një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur opinionin publik ka ndodhur në një lagje të Stambollit në Turqi.

Bëhet me dije se banorët e një pallati u detyruan që të zbrisnin në katin përdhes të tij për të kontrolluar se çfarë po ndodhte pas të qarave të vazhdueshme të një fëmije që dëgjoheshin prej aty.

Pasi munden të futeshin në apartament, ata gjetën aty një fëmijë vetëm dy vjeç, i cili qante dhe dridhej i tëri.

Foshnja e gjorë kishte shenja djegieje me cigare në trup duke bërë që të fqinjët të kuptonin se çfarë kishte ndodhur. Ai ishte djegur vazhdimisht nga babai, i cili u arrestua dhe tashmë rrezikon deri në 13 vite burg me akuzën e “torturës”.

Pas arrestimi, i ati tha se nuk ia kishte shkaktuar ai plagët foshnjes, por se ishte sëmurë, por mjekësia ligjore zbuloi se ato ishin të djegura nga cigarja.

Nuk dihet ende nëse prindi i foshnjës kishte probleme psikologjike apo ndonjë çrregullim tjetër, megjithatë fjala e fundit u takon ekspertëve që do të merren me ekzaminimin e prindit torturues.