Bardh Spahia hodhi 260 MLN Lekë të shkodranëve të ruhen ujërat e zeza! Shkodra 2 vite pa ujë në verë

Ashtu siç kemi raportuar pak kohë më parë, kryebashkiaku demokrat i Shkodrës Bardh Spahia hodhi mbi 250 MLN Lekë nga taksat e popullit shkodran në një tender për të paguar rojet e Illyrian Guard të Bledi Çuçit të ruajnë ujërat e zeza.

Denoncime të pafundme kanë mbërritur nga qytetarët shkodranë në redaksinë e JOQ ALBANIA mbi mungesën e ujit të pijshëm në sezon veror që në drejtimin e Voltana Ademit. Qytetarët shkruajnë se nuk u vjen asnjë përgjigje ankesave të tyre drejt UKT… ndërkohë kryebashkiaku i zgjedhur duket se me paratë e tyre ka qejf të paguajë rilindjen.

Duket se Spahia nuk ka shumë ndryshim nga kolegët e tij mavi që po shkretojnë Shqipërinë për ujë në pisk të vapës. Arsyeja që shkodranët e votuan Spahinë dhe e bënë të jetë kryebashkiaku i vetëm blu në vend është se menduan se do sillte ndryshimin.

Por ky jo vetëm që s’po sjell gjë ndryshe, por është rreshtuar duke paguar qeverinë me taksat e qytetarëve.

Shkodrani shkruan:

“Pershendetje! Jam nje banues i qytetit te shkodres. Kemi rreth 2 vite qe ankohemi tek ujesjellsi ne shkoder per mos furnizim me uje gjate sezonit te veres dhe nuk kemi asnje pergjigje. Bejme ankese dhe nuk vjen asnjeri qe ta kontrolloje.”

Për të parë videon klikoni këtu.