Bashkëshorti e braktisi pasi mbeti në karrocë si pasojë e sulmit në tru, britanikja dashurohet në trajnerin dhe sërish filloi të ecë

Riona Kelly nga Yorkshire, Britani të Madhe, kishte mbetur e paralizuar pasi pësoi sulm në tru. Mjekët asokohe i kishin thënë se ajo ndoshta kurrë më nuk do të mund të ecë, kurse bashkëshorti i saj me të cilin ishte për 14 vite e martuar, për shkak të këtij lajmi e braktisi vetëm pesë ditë pasi mësoi të “vërtetën”.

Për The Sun, Riona ka shpjeguar se si e ka pasur të vështirë të mësohet me jetën në karrocë, në veçanti pa bashkëshortin me të cilin i ka katër fëmijë, transmeton Telegrafi.

“Pasi që bashkëshorti më braktisi në spital, mikesha ime Sarah ka qenë si anëtar i familjes për mua. Është kujdesur për fëmijët e mi dhe më ka përkrahur gjatë rikuperimit. Por gjatë kësaj periudhe më së shumti kishte nevojë për bashkëshortin”, ka thënë Riona.

“Duke shikuar pas në kohë, kam qenë e martuar dhe së bashku me bashkëshortin patëm ndërtuar gjithçka së bashku”, shtoi ajo duke pranuar se si e kishte urryer vetën për shkak të gjendjes në të cilën kishte qenë.

“Për herë të parë kur dola në rrugë me karrocë invalidësh, mendova se të gjithë më shikonin. Po të më këshillonte dikush, ndryshe do ta trajtoja veten, thjesht nuk dëshiroja të jetoja”, tha ndër tjera britanikja.

Megjithatë filloi të ndjekë terapitë e ndryshme dhe pas një kohe filloi të bëjë hapat e parë.

“Ecja zvarrë, nuk ndjeja asgjë në këmbë, por kjo nuk më pengonte. Pas një kohe fillova të ecë, dhe vetëm kjo kishte rëndësi për mua. Pas katër muajve fillova t’i ndjejë këmbët dhe kështu mjekët përfundimisht më liruan nga spitali. Isha e vendosur dhe të bëja gjithçka që të jem e aftë për fëmijët”, shpjegoi Riona e cila gjatë terapive fizikale u njohur me trajnerin Keith Mason në të cilin më pas u dashurua – madje me ndihmën e tij madje filloi sërish të ecë.

“Tani shkoj në palestër dhe me ndihmën e Keith jam e fuqishme si kurrë më parë. Tash e 11 muaj jemi bashkë, fëmijët e kanë pranuar si është më së miri dhe më në fund po ndihem e përmbushur”, ka përfunduar Riona.

E ish-bashkëshorti i saj për mediat britanike ka thënë se shkurorëzimin e kishte dashur shumë kohë para sulmit në tru që ajo e kishte pësuar. /Telegrafi/