Baton Haxhiu: Albin Kurti të kërkojë falje dhe të dorëhiqet!

Gazetari dhe analisti nga Kosova Baton Haxhiu ka gjetur zgjidhjen për të shuar konfliktin në veri të Koaovës. Sipas tij ka qenë Albin Kurti ai që shkeli reciprocitetin me Serbinë 24 orë pas fillimit të tensionëve në veri. “Kurti duhet të dorëhiqet!”,-thotë Haxhiu.

Ai tha në një intervistë për mediat se kryeministri i Kosovës s’mund të vendosë në emër të popullit dhe më pas ta shkelë vendimin.

“Brenda 24 orëve e shkel vendimin e vet, një kryeministër duhet të ikë nga posti i tij nëse është kaq i papërgjeshëm. Dorëheqja është më e pakta që duhet ta bëjë një kryeministër i tillë. Të kërkonte falje dhe ta çonte vendin në zgjedhje”,-theksoi ai.

Pikat kufitare në veri të Kosovës që mundësojnë hyrjen në Serbi, Jarinje dhe Bërnjak janë hapur dhe qarkullimi vijon normalisht.

Reciprociteti u shty me një muaj si pasojë e tensioneve të djeshme në kufi.