




Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, prej vitesh jeton në Los Angeles të Kalifornisë.
Ajo atje posedon një shtëpi në vlerë 2.1 milion dollarë (1.7 milion euro), e cila karakterizohet me arkitekturë të vjetër dhe gjendet në një nga lagjet private të Los Angelesit.
Në një rrëfim të veçantë për US Weekly, 31-vjeçarja ka bërë të ditur 25 fakte interesante rreth saj, të cilat fansat e saj mund të mos i kenë ditur më parë.





Shtëpia luksoze e Bebe Rexhës në Los Angeles, Kaliforni (Foto: Arkiv)
Një ndër to është fakti se ajo ka një statujë të Budës në oborrin e saj, e cila është vendosur në një pjesë të veçantë të oborrit dhe gjendet aty prej më shumë se 15 vitesh.
Bebe Rexha fotografohet pa makijazh ndërsa nxjerr në shëtitje qenin e saj
“Unë kam një statujë të Budës në oborrin tim që ka qenë atje për më shumë se 15 vjet”, ka treguar këngëtarja shqiptare.
Statuja e Budës në shtëpinë e këngëtares shqiptare, Bebe Rexha (Foto: Arkiv)
Interpretuesja e hitit “Meant to be” e kishte blerë këtë shtëpi në vitin 2018, ndërkohë që ajo dhe familja e saj kanë edhe një shtëpi tjetër në New York, përkatësisht në lagjen Staten Island.





Mes shumë fakteve interesante për veten e saj, Rexha ka treguar se e ka marrë patent-shoferin në moshën 29-vjeçare, flet tri gjuhë (anglisht, shqip dhe spanjisht), si dhe i pëlqen të gatuajë dhe gatuan vet në shtëpi.




