Ben TIGRI fillon pushimet me dy gra, u krekoset shqiptarëve me PURO të trashë në gojë

Zv/kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj, i njohur si tigri i qeverisë Rama, duket se ka filluar pushimet e tij pranë Gjirit të Lalzit.

Pas një sezoni të mir$ si zëvendës/kryeministër, Ben Tigri ka shkuar të shijojë disa ditë plazh me xhepin e mbushur plot me para, falë taksapaguesve shqiptarë.

Siç shihet nga fotoja që ka siguruar JOQ ALBANIA, Ben Tigri mban një puro të madhe në gojë, siç dinë ta mbajnë vetëm bosat e vërtetë. Vështrimi i tij tregon shumë dhe i jep atij hijen e vërtetë të një pasaniku që nuk dihet se nga i vijnë paratë, kur ndërkohë duhet dhe është thjesht një person në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Me puron në gojë, Tigrit i ka lezet krekosja me lekët e shqiptarëve, të cilët punojnë gjithë vitin për pak pushime, por në fund nuk arrijnë të bëjnë aq sa duan.

Tigri i qeverisë Rama është fotografuar në praninë e dy grave, që sipas qytetarit, njëra ishte veshur me xhup, edhe pse temperaturat janë të larta.

Beni di si ta shijojë jetën, për sa kohë shqiptarët e mbajnë në pushtet. Bravo tigri! Pushime të mb$ra!