Berberët që do çojnë qethjen 400 Lekë me marrëveshje sapo i vunë GJOBË vetes!

Ndërkohë që lajmi për rritjen e çmimit të qethjes, rruajtjes dhe shërbimeve të tjera që ofrohen nga subjektet e Kavajës me këtë objekt veprimtarie bëri bujë ditën e djeshme, shumica e perceptoi si shaka.

Berberët e Kavajës për më tepër u mblodhën në një darkë dhe njoftuan publikisht se nga 1 Qershori, me marrëveshje të unifikuar do rrisnin çmimet e shërbimeve të tyre në të njëjtën vlerë me dakordësi.

Mund t’ju duket për të qeshur ose jo, por një veprim i tillë i cilësuar naiv nga ana e subjekteve, jo vetëm konsiderohet në kundërshtim me ligjin pasi dëmton konkurrencën e lirë dhe krijon monopolin në treg, por dënohet me gjobë.

Ligji për konkurrencën në treg parashikon se nëse hetimi i Autoritetit të Konkurrencës vërteton se subjektet në dakordësi me njëri-tjetrin kanë bërë njehsimin me marrëveshjeve të rritjes së çmimit të një shërbimi për klientin, dënohen me gjobë me vlerë 10% të xhiros vjetore të subjektit.

Por në këtë rast AK nuk ka nevojë të hetojë fare pasi berberët e mbledhur në darkë e kanë deklaruar vetë se me marrëveshje do e ngrenë çmimin njësoj për klientët, kështu që thjesht kanë vulosur gjobën që do i vërë Denar Biba i AK.

Duke qenë se ky i fundit nuk gjobit oligarkët e vendit për rritje çmimesh, me siguri berberët që kanë thyer ligjin publikisht, s’do i kursejë