Berisha e akuzoi për vjedhjen e shtëpisë së Benzemas, arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit

Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit është arrestuar së fundmi pasi Interpol Spanja e kërkonte për një vjedhje të kryer në vitin 2013. Ndërkohë vlen të thuhet se në vitin 2019, ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar Prodanin se ka vjedhur shtëpinë e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema por pak ditë më vonë ai i mohoi këto akuza. Nuk dihet nëse arrestimi i sotëm ka të bëjë me akuzat e Berishës apo jo.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.