Bërnabiqit nuk i pëlqen çka tha Osmani në CNN për Vuçiqin

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka reaguar për intervistën e dhënë në CNN të presidentes, Vjosa Osmani, duke ia bërë të njëjtën akuzë që presidentja kosovare ia bëri presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq – për propagandë.

Osmani, në intervistën me gazetaren e njohur Christiane Amanpour, e theksoi një fakt të Vuçiqit që ai ka qenë ministër për propagandë në regjimin e krimineIit të Iuftës, Sllobodan Millosheviq, si dhe vuri në dukje bashkëpunimin e tij të ngushtë me Rusinë për blerje të armatimit.

“Më lejoni t’ia kujtoj secilit që presidenti aktual i Serbisë ka shërbyer si ministër i Propagandës për regjimin e Millosheviqit, kështu që ai është shumë i zoti për të bërë atë lloj propagande që mbështetet nga Rusia. Në këto 10 vitet e fundit, ai ia ka dalë ta rrisë bashkëpunimin ushtarak, politik dhe ekonomik me Rusinë, në nivele që nuk kanë ekzistuar asnjëherë më parë”, ka thënë dje Osmani në CNN.

Bërnabiq më shumë i pa si destabilizuese deklaratat e Osmanit për realitetin serb sesa vetë armatosjen e shtetit të saj.

“Propaganda dhe dezinformimi i Vjosa Osmanit në CNN vazhdon të destabilizojë të gjithë Ballkanin Perëndimor. Mesazhet e papërgjegjshme në një kohë kaq delikate për rajonin dhe botën nuk po i ndihmojnë askujt”, ka shkruar Bërnabiq.