Blendi Fevziu hyn në qelitë e paraburgimit në Hagë, zbulon si ishte gjendja psikologjike e Hashim Thaçit

Blendi Fevziu tregoi se ka takuar Thaçin në qelitë e paraburgimit në Hagë. Gazetari rrëfeu në Euronews Albania se megjithëse mundohej të mbahej ishte rëndë psikologjikisht.

“Je aty për balancë politike më shumë se për t’u ndëshkuar për diçka që se ke bërë kurrë,” – u shpreh Fevziu, ndërsa argumentoi se qetësia e Thaçit ishte fasadë përballë akuzave të padrejta me të cilat duhet të përballet.

Ai theksoi se është e tmerrshme se si gjykohesh nga një gjykatë e cila nëse del i pafajshëm, nuk të dëmshpërblen për vitet që ke humbur. Sipas Fevziut në një moment Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin të pafajshëm.

Nga biseda me Thaçin, gazetari tregoi se ish-kryeministri ishte shumë i informuar dhe i ndiqte ftohtë zhvillimet e fundit.

Thaçi këmbnguli për krijimin e Gjykatës Speciale por sot nuk pendohej për këtë pavarëissht situatës në të cilën ndodhej.

“Në gjykimin tim ka bërë një gabim, një gabim të pariaprueshëm për disa arsye. Unë nuk jam kundër ngritjes së Gjykatës sepse çdo krim duhet të ndëshkohet, por ti nuk mund të ngresh një gjykatë e cila nuk përgjigjet askund, nuk i jep llogari askujt,” – u shpreh Fevziu ndërsa renditi shumë arsye të tjera se pse ngritja e saj ishte gabim, por në bisedë ish-kryeministri nuk e kishte pranuar diçka të tillë.