Bombat 100-vjeçare të Luftës së I-rë Botërore gati të shpërthejnë nga zjarret që kanë kapluar Europën

Zjarret që kanë përfshirë Slloveninë po rrezikojnë shpërthimin e bombave të groposura në tokë që nga Lufta e Parë Botërore.

Sipas shtypit slloven, zjarri ka lëvizur nëpër Kras në Slloveninë perëndimore përmes zonave që dikur ishin fushëbeteja gjatë Luftës së Parë Botërore. Si rezultat, zjarri po bie në kontakt me mjetet e shpërthimit që nuk u hoqën gjatë konfliktit shekullor.

Edhe pse me sa duket flakët në zonë tani janë vënë nën kontroll, zjarri që përfshiu rajonin ra në kontakt me një bombë më 22 korrik, duke e hedhur në erë teksa zjarrfikësit punonin aty pranë.

Bomba shpërtheu me një rreze të gjerë, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Çuditërisht, ky nuk është një incident i izoluar, me kaq shumë bomba të ngjashme që shpërthejnë për shkak të zjarreve, sa që zyrtarët me sa duket kanë ndaluar numërimin e shpërthimeve.

Çështja e municioneve të pashpërthyera nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore është ajo që përhapet në të gjithë Evropën.

Në Slloveni, është një shqetësim i shtuar me më shumë se 1,000 zjarrfikës dhe pjesë të ushtrisë sllovene që tashmë duhet të përballen me zjarrin që ishte përhapur në pothuajse 5,000 hektarë tokë.