Bora dhe Donaldi janë sërish bashkë!? Ky është detaji që nxorri zbuluar “çiftin”

Bora dhe Donaldi vazhdojnë të jenë ndër më të komentuarit e mediave dhe rrjeteve sociale pasi çdo lëvizje e tyre ngjall interes te ndjekësit e tyre.

Pas bujës sê madhe që u shkaktua nga Big Brother dhe lidhjes së Donaldit me Beatrixën, Bora u distancua në një farë mënyre nga aktori i humorit.

Por pasi ky i fundit u nda dhe kërkoi të ribashkohej sërish me Borën thashethemet dhe lajmet për ribashkimin e tyre s’kanë fund.

Në çdo postim të tyre në rrjetet sociale ata japin indikacione se ia kushtojnë njëri-tjetrit por me postimet e fundit, Donaldi duket se i ka “vënë kapakun”.

Mbrëmjen e sotme Bora ka qenë e ftuar si modele në një pasarelë mode në Prishtinë dhe Donaldi ka qenë aty për ta mbështetur.

Ai ka ndarë në rrjetet sociale një video në tokë të një vajze me fustan dhe kjo vajzë është Bora. Ende nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë Donaldi me këtë story të tij por mbetet për t’u parë si do vazhdojë historia e tyre.