Bora e krahason me Shqipen e Përputhen 2, konkurrentja e re bën reagimin e papritur: Mos ma thoni më

Arlida Nezha është vajza e dytë që i bashkohet Përputhen. Ajo është 25 vjeç dhe jeton në Durrës. Arlida është përzgjedhur nga audicionet dhe për shkak të karakterit të saj, Bora u shpreh se ngajsonte me Shqipen.

Arlida ka reaguar menjëherë pas këtij krahasimi duke thënë: “Mos ma thonë më ju lutem. Nuk e kam problem, por do më pëlqente të mos krahasohesha. Jam unë dhe vetëm kaq”.

Ndërsa e pyetur se cili nga djemtë nuk i pëlqente ajo e tha hapur se djali që nuk i pëlqen është Julian Çela, 20 vjeçari i Përputhen.

“Juliani nuk më pëlqen. Unë e dua më të egër një mashkull”, tha ajo.