Bota e artit në zi, ndërron jetë aktori legjendar (Emri+Foto)

Robert Morse, aktori i famshëm që ka fituar edhe shumë çmime në karrierën e tij, ka ndërruar jetë më 20 prill në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

Vdékjen e aktorit 90-vjeçar e ka konfirmuar orër e fundit agjenti i tij David Shaul, por nuk ka zbuluar shkaqet, duke thënë se Morse kishte “një sëmundje”, por që nuk ishte Covid-19.

Morse ishte një aktor fitues i çmimit Tony, i cili luajti në muzikalin e Broadway-t “Si të ketë sukses në biznes pa u përpjekur realisht”.

Një aktor që ruajti një energji rinore edhe në moshën e pensionit, z. Morse u bë një sensacion i Broadway-it duke luajtur skemenin magjepsës J. Pierrepont Finch, një larës dritaresh që ngrihet për t’u bërë kryetar i World Wicket Co.