Boti E dhimbshme. Ndërron jetë nga koronavirusi fotografi shqiptar, babai i këngëtares së njohur

Këngëtarja kosovare, Shkenda Dubova, ka njoftuar miqtë dhe fansat e saj në rrjete sociale se ka humbur të atin si pasojë e koronavirusit.

Babai i saj, Shaip Dubova, kishte punuar si kameraman në Radio Televizionin e Prishtinës dhe ishte fotograf i njohur.

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kameramanit të RTP-së dhe fotografit të njohur, Shaip Dubova, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova.

“Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit. Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik…”thuhet ndër të tjera në njoftim.