“Brilantin mos ma ngacmo”/ Dalin pamjet, si e ‘respektonin’ policët kushëririn e Vis Martinajt

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata u ekzekutuan ditën e djeshme pranë mbikalimit të Fushë-Krujës. Trupat e Martinaj dhe Hoxhës u dogjën, ndërsa Dikler Vata u ekzekutua jashtë makinës.

Ata po udhëtonin me një makinë Volksëagen Passat dhe në mbikalimin e Fushë Krujës atyre ju bë pritë nga një makinë tjetër që po udhëtonte përballë tyre. Autorët hapën breshëri me kallashnikov duke gjuajtur mbi 60 plumba. Dyshohet të kenë qenë 4 autorë, 3 në rolin e ekzekutorit dhe 1 shofer i mjetit. Hetuesit mendojnë se shënjestra ka qenë Brilant Martinaj. Dikler Vata arriti të dilte nga mjeti, por u qëllua në distancë të afërt sërish nga vrasësit duke e lënë të vdekur në vend.

Brilant Martinaj ishte një personazh i njohur për policinë dhe mik i tyre, pavarësisht se për një kohë të gjatë ai ishte në kërkim. Në lidhje me këtë qarkullon një video, në të cilën Martinaj shihej duke biseduar me një grup policësh, të cilit i drejtoheshin atij dhe miqve të tij me fjalët: “Po njoha Brilantin…Brilantin dhe Arjanin mos m’i ngacmo”.