Burri godet gruan në kokë dhe e merr zvarrë në Fushë-Krujë

Një ngjarje aspak normale është filmuar nga qytetarët sot në Fushë-Krujë. Një burrë i paidentifikuar ka dhunuar një grua në rrugë dhe më pas e ka marrë zvarrë mbi një karrocë të sajuar. Sipas pamjeve filmike të dërguara në redaksinë e Joq Albania, në një moment dallohet burri i cili e godet gruan në kokë. Nuk dihet se cila është lidhja mes tyre, por përshtypje bën fakti që askush nuk ndaloi për të ndërhyrë.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

Pershendetje Joq, shikoni si e merr zvarre burri gruan dhe e dhunon ne Fushe-Kruje. Flm.