Burri Musliman, gruaja Katolike, Kjo është jeta e çiftit nga Gjakova! (Video)

Janë në lidhje tash e 6 vjet.

Si në histori të bukura dashurie, i njëjtë ishte edhe takimi i parë mes Robertina Mataj dhe Ardi Dina.

Ndonëse ajo jetonte në Zvicër, ata u njoftuan tek vendi ku punonte Ardi në Kosovë.

Mirëpo, rrugëtimi për të krijuar këtë lidhje nuk ishte aspak i lehtë për ta.

Kjo pasi Ardi është mysliman, ndërsa Robertina katolike.

Momenti më i vështirë për 26-vjeçaren ishte takimi i parë i babait të saj me Ardin.