




Ksamil- Stuhi shiu dhe ere përfshinë territorin e vendit gjatë mëngjesit dhe paradites së sotme.
Bregdeti i Shqipërisë, nga jugu në veri u boshatis nga pushuesit.
Furtuna ka hedhur në erë çadra e shezlonge duke shkaktuar situatë kaotike në disa plazhe.
Pamjet e mëposhtëme vijnë nga Ksamili.
Në pamjet shihet momenti kur në bregdetin e jugut, era “fluturon” çadrat e shezlongët, duke i hedhur në det.
Disa pushues largohen me shpejtësi, ndërsa të tjerë tentojnë të kapin sendet e tyre që fluturojnë prej stuhisë. Pasdite situata është qetësuar.




