Category: Gündem
Kujdeset për veshjet e presidentes, Valdrin Sahiti zbulon detaje interesante për Osmanin
Kujdeset për veshjet e presidentes, Valdrin Sahiti zbulon detaje interesante për OsmaninAugust 2nd, 12:56pmAugust 2nd, 1:38pmGazeta ExpressInstantDisenjatori i njohur, Valdrin Sahiti, është rikthyer në një intervistë televizive pas shumë kohësh. Dhe këtë e bëri sot në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi Summer”. Në këtë intervistë të gjatë, ai foli për karrierën, jetën e tij, hatërmbetjet e bashkëpunimet me shumë emra të njohur.
Ai kujdeset për imazhin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Në “#Gjesi Summer”, Sahiti ka treguar se me presidenten kanë një miqësi prej kohësh.
Ndërkohë, ka zbuluar detaje interesante për të, duke thënë se është shumë e drejtpërdrejt dhe këmbëngulëse.
© 2021 Gazetaexpress.com
E la Leonora Jakupin për Elvana Gjatën? Flet Valdrin Sahiti
E la Leonora Jakupin për Elvana Gjatën? Flet Valdrin SahitiAugust 2nd, 1:21pmAugust 2nd, 1:37pmGazeta ExpressInstantValdrin Sahiti ka folur në “#Gjesi Summer” për bashkëpunimet me shumë emra të njohur.
E kur jemi këtu, prej kohësh Leonora Jakupi ishte një bashkëpunëtore e ngushtë e tij.
Mirëpo, është përfolur shumë për prishje të raporteve mes tyre, duke aluduar edhe në atë se kjo ka ndodhur për shkak të një bashkëpunim tjetër të ngushtë të Valdrinit, kësaj radhe me Elvana Gjatën.
Lidhur me këtë, disenjatori sot është pyetur në emision dhe nuk ka nguruar të përgjigjet nëse e ka lënë anash apo jo, Leonorën.
© 2021 Gazetaexpress.com
Musliu i tregon Prindon Sadriut se ku mund ta tregojë dashurinë për uniformën
Musliu i tregon Prindon Sadriut se ku mund ta tregojë dashurinë për uniformënJuly 2nd, 6:12pmAugust 2nd, 11:02amGazeta ExpressInstantDeputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka kritikuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu. Ajo në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se Sadriu nuk është ambasadorë rezident në Shkup dhe se këtë pozitë ia ka dhënë bashkëshortja e tij, shkruan Gazeta Express.
Më tutje Musliu deklaroi se Sadriu për çdo ditë vjen me veturë zyrtare në Kosovë.
“Ai është ambasador me korrespodencë. Ai nuk është rezident, ambasador aktiv më Shkup. Ai çdo ditë endet në Kosovë me veturë zyrtare. Për çdo ditë Shkup-Prishtinë endet. Ai nuk është ambasadorë rezident. Atë e vuri në pozitë bashkëshortja e tij. Bashkëshorti i presidentes nuk guxon që ta keqpërdorë detyrën dhe pozitën e tij çfarëdo ”, ka thënë ajo.
Ajo më tutje tha se në Sadriu dashurinë për uniformën mund ta shfaq në forma të tjera.
“Nuk guxojmë që t’i lëmë që ta..
Në këtë orë do të garojë Loriana Kuka në Olimpiadë
Në këtë orë do të garojë Loriana Kuka në OlimpiadëJuly 28th, 2:44pmJuly 28th, 2:43pmGazeta ExpressInstantLoriana Kuka është e gatshme për sfidat që e presin në Lojërat Olimpike. Ajo është xhudistja e pestë kosovare që do të garojë në “Tokyo 2020” pas Distria Krasniqit, Majlinda Kelmendit, Akil Gjakovës dhe Nora Gjakovës. Xhudistja pejane do të paraqitet në kategorinë deri në 78 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
Në debutimin e saj olimpik, 24 vjeçarja, e ka kaluar rrethin e parë pa luftë. Ndërsa, në atë të dytë, kampionia e Evropës U-23 do të ketë punë me fituesen e duelit në mes të Marie Branser e Aleksandra Babintseva. Por, të gjithëve ju intereson se kur do të garojë xhudistja e lindur dhe rritur në Zvicër!?
Në fakt, garat e xhudos nisin prej orës 04:00 me kohën tonë lokale. Kuka pra e ka kaluar rundin e parë pa luftë dhe ajo e nis garimin rreth orës 05:00 të mëngjesit të nesërm. Shpresojmë që Loriana të na gëzojë njëjtë si Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Nëse edhe ajo fiton meda..
Loriana Kuka e synon medaljen e tretë të Kosovës në “Tokyo 2020”
Loriana Kuka e synon medaljen e tretë të Kosovës në “Tokyo 2020”July 28th, 2:28pmJuly 28th, 2:28pmMoral PozheguInstantXhudistja kosovare do të garojë të enjten në mëngjes me kohën tonë lokale. Ajo do të mundohet ta shtojë numrin e medaljeve të Kosovës në tre, pas Distria Krasniqit e Nora Gjakovës
Loriana Kuka është xhudistja e fundit e Kosovës që do të paraqitet në Lojërat Olimpike. Xhudistja kosovare do të garojë të enjten paradite në kategorinë deri në 78 kilogramë në “Tokyo 2020”, shkruan Gazeta Express. Loriana është e vendosur që ta shtojë numrin e medaljeve të Kosovës në këtë Olimpiadë.
Siç dihet, deri tash vendi ynë i ka siguruar dy medalje të arta me Distria Krasniqin e Nora Gjakovën. Ndërkaq, Loriana, e cila është mbesa e trajnerit Driton Kuka, e synon medaljen e tretë të Kosovës në Tokio. Në debutimin e saj olimpik, 24 vjeçarja, e ka kaluar rrethin e parë pa luftë.
Ndërsa, në atë të dytë, kampionia e Evropës U-23 do të ketë punë me fituesen e duelit në mes të Marie Branser e ..