Çfarë ndodhi? Ronela Hajati përplas mikrofonin në skenë gjatë eventit në Eurovision (VIDEO)

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Ronela Hajati, e ka mbyllur performancën e saj në Amsterdam duke përplasur mikrofonin në skenë.

Si duket jo gjithçka ka shkuar ashtu si duhet teksa ishte duke performuar këngën e saj “Sekreti”. PErformanca vokaliste ka patur disa parregullsi, që sikurse mësohet kanë ardhur nga probleme teknike në skenë.

Pas kësaj Ronela ka bërë një reagim në Instagramin e saj ku nuk mund të anashkalonte pa përmendur momentin e përplasjes së mikrofonit.

“Dje ish një nga pre-partyt më të rëndësishme në Eurovision dhe sado që pati probleme teknike dhe spata mundësinë as të përshëndesja (hodhëm dhe mikrofonin si në filma) çdo gjë shkoi ok!

Sot kthehem në Tiranë pë të përfunduar sërish disa punë të tjera dhe në 15 Prill fluturojmë në pre-party Madrid! Edhe pak ditë dhe nisemi për Torino!!! Ju dua!”, shkruan Ronela.