Cfare po ndodh? Avioni ushtarak qendron për tre orë rresht mbi bregdetin shqiptar

Një avion ushtarak italian ATR P-72B, kreu një mision mbi tre orë në vijën bregdetare shqiptare.

Misioni i patrullimit u zhvillua pranë brigjeve të Shqipërisë, gjithashtu brenda hapësirës ajrore të Shqipërisë. Po ashtu patrullimi ceku edhe Malin e Zi.

Avioni ATR u ngrit (në orën 11:27 CEST) dhe u ul në Brindisi (rreth orës 18:00).

Mësohet se avioni ka kaluar në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa ka fluturuar mbi Kepin e Rodonit në Durrës, si dhe mbi Vlorë.

Avioni ushtarak i patrullës së doganës italian është pjesë e misionit aktiv FRONTEX. Ky mision prej vitesh ndodhet në kufijtë e Shqipërisë.