Çfarë po ndodh në Tiranë! Tre persona zhduken brenda 24 orëve

Tre persona në Tiranë janë shpallur të zhdukur nga familjarët e tyre. Mësohet se një 81-vjeçar i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më. Ndërkohë një 35-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e motrës së tij 17-vjeçare. Edhe një 59-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e vëllait të tij 49-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.04.2022, shtetasi I. M., 45 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, xhaxhai i tij, shtetasi Xh. M., 81 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Më datë 21.04.2022, shtetasi Gj. N., 35 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, motra e tij, shtetasja E. N., 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 21.04.2022, shtetasi K. P., 59 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi P. P., 49 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.