Çfarë po ndodh në vendin ku u eliminuan 6 shqiptarë? Mbi 500 arrestime pas gjendjes së jashtëzakonshme në Ekuador

Quito – Gjithsej 533 persona janë arrestuar në Ekuador në javën e parë të gjendjes së jashtëzakonshme të dekretuar për provincat Esmeraldas, Guayas dhe Manabí për shkak të shkallës së lartë të dhunës, njoftoi Policia. Këto arrestime janë kryer në kuadër të operacionit “Plani i Shpëtimit” që nisi më 30 prill. Sjellim në vëmendje se këto qytete njihen si vendi i origjinës prej nga vjen kokaina dhe më pas shpërndahet në të gjithë Europën dhe më gjerë. Në këto qytete së fundmi janë rritur së tepërmi edhe grupet kriminale shqiptare. Jo pak herë konfliktet mes bandave kanë sjellë edhe eliminimin e tyre në Ekuador.

Ergys Dashi është viktima më e fundit dhe e gjashtë nga Ballkani i vrarë në Guayas.

Të mëparshëm ishin:

Shqiptari Ilir Hidri, i ekzekutuar në periferi më 30 maj 2017,

Shqiptari nga Kosova Renzi Azemi, i sulmuar (mbijetuar) në qendër të qytetit më 7 nëntor 2017,

Malazezo-shqiptari Fadil Kaçani, i ekzekutuar rrugës për në “la Costa” më 14 mars 2018,

Serbi Sasa Spasic, u vra në një qendër tregtare Samborondón më 21 prill 2020

Shqiptari Adriatik Tresa, i eliminuar në La Aurora, në Daule.

ABC më herët raportoi lidhur me aleancat që grupet shqiptare po krijojnë në Ekuador dhe Kolumbi për të siguruar “mbushjen” e Europës me kokainë. Kartelet kolumbiane konkurrojnë për tregun fitimprurës evropian me meksikanët, shqiptarët dhe rusët. Për dërgesat në Evropë, kartelet shqiptare dhe Sinaloa krijojnë aleanca. Tregjet e saj kryesore janë Holanda, Belgjika, Shqipëria, Greqia dhe Spanja.

Detajet nga operacioni i fundit në Ekuador

Janë kryer 22.307 operacione në të cilat janë arrestuar 533 persona. Nga rezultatet e operacioneve u numëruan 381 automjete të mbajtura dhe të sekuestruara, si dhe sekuestrimi i 62 armëve të zjarrit.

Aksioni u raportuar një “goditje për mikrotrafikun”, pasi ka sekuestruar 2 593 kilogramë drogë.

Më 29 prill, presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, dekretoi një gjendje të jashtëzakonshme në tre provincat e lartpërmendura në bregdetin e vendit për të luftuar krimin e organizuar, i cili përfshin një shtetrrethim natën në tre qytete. Qeveria e Ekuadorit raportoi gjithashtu se ka ndarë një fond prej 11.5 milionë dollarësh për të përforcuar sigurinë në qytetin bregdetar të Guayaquil (në jugperëndim).

Këto vendime janë pjesë e përpjekjes për ndalimin e dhunës në rritje në bregdetin ekuadorian të udhëhequr nga bandat e organizuara kriminale të fokusuara kryesisht në trafikun e drogës dhe disa me lidhje me kartelet e drogës në Meksikë dhe Kolumbi, sipas autoriteteve ekuadoriane.

Rasti më i fundit që ka tronditur opinionin publik është ai i një vrasësi që ndodhi në hyrje të një hoteli luksoz në veri të qytetit, ku u vra një avokati mbrojtës alias Gerald, nga një i njohur edhe si Pablo Ekuadorian Escobar i cili u ekstradua në Shtetet e Bashkuara.

Skena të tilla si shfaqja e njerëzve me koka të prera ose vrasjet me pagesë janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në provincat bregdetare, kryesisht rreth Guayaquil, kryeqyteti i Guayas, porti i të cilit përdoret si trampolinë për kokainën e prodhuar në Kolumbi./Abcnews.al/