Çfarë postoi? Sabiani i vuri vulën njëhere e mirë miqësisë me Ilir Shaqirin

Miqësia mes dy ish-banorëve të BBV ka qenë në qendë të vëmendjes kohët e fundit, pasi u përfol se mund të kishte një krisje mes tyre.

Dyshimet nisën me deklaratën e Sabianit, i cili tha se “Iliri ka përfituar nga ai.” Më pas erdhi reagimi i Ilir Shaqirit përmes një Instastory ku shkruante frazën që u bë e famshme ndërsa ishte ende brenda shtëpisë së BBV, “E ka bërë për mua.”

Ndërkohë pak ditë më parë Sabiani festoi ditëlindjen ku shumë nga ish-banorët e formatit e uruan nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, por ajo që u vu re ishte se këngëtari nuk mori një urim (të paktën publik) nga “100 mijë euroshi i tij”, Ilir Shaqiri.

Mes gjithë dyshimeve se mes shoqërisë së ngushtë të Ilirit dhe Sabianitm ky i fundit ka vendosur që të sqarojë gjithçka me një postim.

Këngëtari ka publikuar një video në Instastory krahas së cilës shkruan:

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”,

Mesa duket me këtë postim Sabiani i ka dhënë një mesazh publikut se ai është akoma mik i mirë me Ilirin dhe se nuk janë të vërteta fjalët që po qarkullojnë për një prishje miqësie mes tyre, ndërsa e quan vëllaçko në postim.

Kujtojmë se u shpreh se ishte zhgënjyer nga personi të cilin e konsideronte si vëlla. Sipas artistit, Iliri ka përfituar nga mirësia e tij.

Biseda:

Donaldi: Cili nga banorët ke menduar se ishte ndryshe dhe të ka dalur ndryshe?

Sabiani: Pothuajse të gjithë, jo në pritshmëritë e mija

Romeo: Cili ka përfituar më shumë nga ty?

Sabiani: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty.

Kjo deklaratë bëri jo pak bujë pasi dukej se raporti i tyre po shkonte shumë mirë.

Menjëherë ndjekësit janë ‘vërsulur’ në llogarinë zyrtare të Sabianit në Instagram duke komentuar në postimit e tij të fundit ku ai ka publikuar këngën e re “Loti”.