




Jo të gjithë e djegin pasaportën shqiptare ,kur shkojnë në vend të huaj apo marrin një pasaportë të një shteti evropian.





Një çift i ri nga Kosova kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri. Ata kanë marrë në Bashkinë e Rrogozhinës shtetësinë shqiptare, duke bërë dhe betimin para kryebashkiakut.
Lajmin e jep kryebashkiaku Edison Memolla. Duket se çifti do të jetojë në Rrogozhinë.





“Kënaqësi tepër e madhe kur shqipëtarët e Kosovës duan të identifikohen me pashaportën Shqiptare. Ndjehem i lumtur që isha pjesë e betimit dhe dëshmitar i dëshirës tuaj për të qenë shtetas të kombit tonë.Do jeni gjithmonë të mirëpritur”,