Çiljeta shòkòn me deklaratën e saj: Jetoj me 3 burra

Çiljeta Xhilaga, e konsideruar séks simbol në një moshë që ajo as nuk e dinte kuptimin e termit dhe një ndër emrat më të njohur të showbizit shqiptar për vite me radhë, prej kohësh qëndron disi e shképutur nga muzika dhe ka zgjédhur t’u qëndrojë larg titujve të portaleve.

Në një intervistë për “Goca & Gra” në Top Channel, Çiljeta foli për fazën e re të jetës.
‘Mendoj që çdo gjë ka fazën e vetë në jetë. Unë e kam dashur gjithmonë familjen.’

‘Kam dashur të kem një familje, sepse ashtu jam rritur. Natyrisht nis që në vogëli nga mënyra si rritesh. Gjithmonë e kam dashur një familje të bukur, të mbledhur. Atëherë ishte koha për të qenë pjesë e karrierës, tani është pjesa e familjes. Të dyja bashkë është shumë e vështirë t’i bësh.’

Këngëtarja jeton me partnerin e saj, futbollistin Alban Hoxha, dhe i është përkushtuar rritjes së dy fëmijëve, djalit të saj, Fernandos, dhe djalit të Albanit.

Beko, djali i Albanit, erdhi në jetë në 2014-n dhe 16 ditë pas lindjes, nëna e tij, Dori, ndërroi jetë si pàsojë e një hémoràgjie célebràle.

“Unë jam me tre burra në shtëpi,” u shpreh me shaka Çiljeta duke iu referuar kohës që i duhet për rritjen e dy djemve. “Ka lodhje të madhe, pafund, por e dua shumë këtë pjesë,” shtoi ajo.