Çmendet shqiptari! I nxjerr thikën policëve në Doganë

Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në doganën e Morinës.

57-vjeçari me inicialet S. D., nga fshati Rakiniç i Kosovës ka kërcënuar me thikë dy doganierë në doganën e Morinës.

Shqiptari i Kosovës është vënë nën hetim nga policia e Kukësit.

NJOFTIMI

Nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës u referuan materialet në këtë Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’ dhe ‘Kanosja për shkak të detyrës’, për shtetasin S. D., 57 vjeç, banues në fshatin Rakiniç, Kosovë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës, dy doganierë në PKK Morinë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.