Çmenduri/ Fatura te restoranti i Nusret në Londër, më lirë se në Jug të Shqipërisë! 11£ Red Bulli

Në restorantin e ri të Nusret të hapur në Londër, është publikuar fatura e një tavoline e cila në total, ka kapur vlerën e 1800£, ku në përbërje kishte me vlerën më të lartë një Tomahawk 630 paundësh. Duke zbritur tek ajo që i bën përshtypje çdo shqiptari, natyrisht çmimi i 4 Red Bull me vlerë 44£, 11£ secili, sa çmimi i një Red Bulli në resortet e Jugut të Shqipërisë gjatë sezonit të verës.

Megjithëse në faqen e ndjekur nga britanikët, ku është publikuar fatura, çmimet u janë dukur komentuesve tejet të larta, ku shumë prej tyre ironizonin se po të shkonin aty do të merrnin çaj turk pasi është falas.

Kjo për faktin sepse nuk kanë kaluar ndonjëherë fundjava në Jug ku do të mësonin të vlerësonin faturën e kuzhinierit më të shtrenjtë në botë, për më tepër në Londër.