Conor McGregor dhe Ilir Meta ‘bëhen’ bashkë në një foto

Conor McGregor, ish-kampioni në UFC, ka habitur shqiptarët me postimin e tij në instagram. Në një foto ku ai shfaqet duke drekuar me ekpin e tij, McGregor ka bërë tag presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Siç shihet edhe nga fotoja e mëposhtme, tagu i Ilir Metës është bërë në fytyrën e një prej truprojeve të tij.

Nuk dihet pse ka ardhur ky veprim, i cili mund edhe të jetë një gabim, megjithatë, McGregor, i ka treguar disa herë lidhjet që ka me vendin tonë.

Ndoshta, personi në foto, mund të ketë një lidhje të ngushtë me presidentin shqiptar.