Conor McGregor prezanton jahtin 50m të gjatë, me rrëshkitse ajri dhe fushë golfi (fotot)

Luftëtari i arteve të përziera marciale Conor McGregor është duke u rekuperuar nga dëmtimi tij në kavilje në super-jahtin e tij 50 metra të gjatë, që mburet me një rrëshkitëse ajri deri në det dhe një fushë golfi pluskuese.

Ashtu si dhe rivali i tij i ringut rival Floyd Mayweather, Conor McGregor nuk ka hezituar kurrë të shfaqë trofetë e pasurisë së tij ekstreme.

Gjatë gjithë karrierës së tij në kategorinë e dyluftimeve UFC, McGregor është mburrur rregullisht për pasurinë e tij, edhe pse tashmë ka vetëm një fitore që prej vitit 2016. Gjithsesi profilet e tij në rrjetet sociale janë të mbushura me pamje nga makinat luksoze, veshjet e firmave të luksit dhe superjahtet.

Më së fundmi irlandezi tregon në rrjetet online jahtin e ri 50 metra të gjatë, të cilin e përshkruan si “hapi im parë në lojën e super-jahteve”.

Në një seri postimesh McGregor shpërndan foto e video të mjetit gjigand duke u mburrur me lehtësirat në bordin e tij.

“Kuvertë e trefishtë. ky superjaht është hapi im i parë në botën e super-jahteve. Ka pishinë me ujë deti, mund të ecësh gjatë gjithë perimetrit të tij, e sigurtë dhe për fëmijët”, thotë McGregor.

Pas dëmtimit të rëndë në kavilje që pësoi në duelin me Dustin Poirier muajin e kaluar McGregor thotë se do të rekuperohet me stil në jahtin e tij, edhe pse për momentin gjendet në hotelin Beverly Hills në Los Angeles.

Ai ka postuar foto nga stërvitja në palestrën e hotelit, me një peshë të rëndë të varur nga mesi i këmbëve të tij, teksa mban protezë mbrojtëse në këmbën e majtë.

Në të tjera pamje ai shihet duke ecur me paterica apo duke bërë pompa toke me muzikën e Bruno Mars’ “Versace on the Floor” në sfond.