




Dy pushues, që ende nuk janë identifikuar, janë mbytur paraditen e së dielës në plazhin e Spillesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për dy të moshuar, rreth 70 vjeç nga Maqedonia e Veriut





Dyshohet se pushuesit janë mbytur si pasojë e dallgëve. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Një 59-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:15. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




