Çudira vlonjate/ Drejtoresha e Ujësjellësit rrezikon jetën e punëtorëve për foto Facebooku

E keni pyetur veten ndonjëherë se sa vlen jeta e një punëtori në Shqipëri? Aspak natyrisht. Dhe këtë e vërteton më së miri drejtoresha e Ujësjellësit të Vlorës, Elona Hodaj. Kjo e fundit ka rrezikuar jetën e punëtorëve të saj vetëm për disa foto në Facebook, që bota të shohë se “po bëjnë punë”.

Imagjinoni pak punëtorët e gjorë që paguhen si mos më keq, të cilët tashmë duhet të rrezikojnë edhe jetën për trillet e drejtoreshës. Ata janë detyruar të pozojnë me lopata e kazma në duar poshtë një kanali pa asnjë masë sigurie, madje nuk kanë as kaska mbrojtëse.