Çun Lajçi: Merri meshkujt e kthehu lum Albini, edhe Vjosës i thuaj tash…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tash e disa ditë po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por një thirrje Kurti i ka ardhur nga aktori i njohur, Çun Lajçi. Përmes një postimi në facebook, Lajçi i ka bërë thirrje Kurtit që të kthehet në Kosovë.

“Ne kujtuem se shkuet, me ftesa, si shaljanët të Veziri i Shkodres, në Kullën e Bardhë, se sa për kullat e shqiptarëve, ato i keni pasë këtu, n’Dukagjin, e s’keni pasë nevojë me i zbrazë xhepat e huej, se kuletat tueja, e dimë se janë t’dhimbëshme! Merri mashkujt e kthehu lum Albini, e t’kqyrim se si me ia ba me birat e gardhit, se terpia na ka hi, e kurrsesi me u ngi shqiptarët. Kthehu, se kur t’i merr malli kan me t’thirrë vet!”, ka shkruar ndër tjerash Lajçi.

Postimi i plotë:

Kthehu edhe ti lum Albini

Unë u ktheva mbramë, por jo edhe ti! Mua tepër mu duk nji natë, n’shtratin e Iliridës edhe pse pak ishte, mu ngi, me bujarinë e malësorve të Shipkovicës.

Shuip Veseli, fliste me shumë mall, për vitet e luftës e mbas luftës, dhe me ofshamë e përmbyllte fjalinë: A pendohem? Jo, s’pendohem. A do ta përserisja prap? Po, prap! A ishte boll? Jo, s’ishte boll, por aq kemi mujt ne vllaznit e Shipkovicës, se vallahi kemi qenë t’vorfun e t’përndjekun nga shkau more bac! Por atdhedashunia e gjyshit na ka mbajtë stoik, deri n’ket ditë që po flas me ty!

Unë u ktheva, me i ndëgjua përrallat e parlamentarve: Hej, kujdes, je tue folë me…! Unë po flas! Unë jam luftetar…!

Paj, gjithmonë bahet lamë thishë, kur mungon i Zoti i konakut!

Ti Albin po i çon veç nga dy selame, prej bishtit t’avionit, po ato s’po mjaftojnë me i ftofë teneqet e kuvendarve!

Dorën n’zemër, edhe do fotografi po na vinë, nga andej Oqeanit. Po iu shohim se sa mirë po iu presin vllaznia shqiptare. Sofrat plot e s’po iu mungon as prifti as hoxha!

Edhe ju sigurisht, premtime plot, por koshat zbrazët e rradaket zbrazët!

Ne kujtuem se shkuet, me ftesa, si shaljanët të Veziri i Shkodres, në Kullën e Bardhë, se sa për kullat e shqiptarëve, ato i keni pasë këtu, n’Dukagjin, e s’keni pasë nevojë me i zbrazë xhepat e huej, se kuletat tueja, e dimë se janë t’dhimbëshme!

Merri mashkujt e kthehu lum Albini, e t’kqyrim se si me ia ba me birat e gardhit, se terpia na ka hi, e kurrsesi me u ngi shqiptarët. Kthehu, se kur t’i merr malli kan me t’thirrë vet!

Edhe Vjosës i thuej, tash kur je t’hollua e rrumcallë, shko kqyri punët e katundit, se këto t’shehrit t’madh boll i pave!

Edhe unë u ktheva, bile ia lëshova vrapin doratit, se thashë, mos helbete po ma nxen kush karrikën, n’kafen e vogël, ne Kurrizin me pllaka t’thyeme të Dardanisë. Ky far flokçi i Londonit, u ba kryetar me votat e Kurrizit, po kot, nuk e hoq plehun e tunelit! Ai kuterbon coftina e Rama falë toka n’Berrnicë për Sandy Hill-a!

Pata me shkrua hala, se si Ramës nuk i pengon Nongrata e Dodikut, me ia dhanë dorën, po Nongrata e Ramës i pengon, por, mbasi ti je andej gardhit e unë krejtësisht n’sernishtë, me do therra varresh, po e la me kaq!

P.S!

Harrova me t’thanë se 50 libra mi mori, (jo Ministri yt i Kulturës, jo, mos u tut) po nji shqiptare e Amerikës. Ajo i kishte thanë gazetares tetovare, Gjyla Halilit, ma nder baj me ia ble Çunit librat, se me iu dhanë me pi pushtetarve badihavxhi, që tarahenden Amerikës.

Tash s’kam problem Albin, me botua romanin “Kaçakët”!

Dardani, Maj 2022