Currilave “u del pronari”/ Paradite plazh publik, në drekë “trimat” vënë çadrat

Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Joq Albania në lidhje me zaptimin e plazheve nga të ashtuquajturit “pronarë”. Qytetarët shprehen se në një zonë pranë Currilave që ka qenë plazh publik dhe ku qytetarët bënin plazh me çadrat e tyre, befas sot në drekë dikush ka sjellë shumë çadra të mëdha që përdoren nga bizneset. Denoncuesi thotë që populli të përgatitet për nesër pasi plazhi që deri sot ishte publik, nesër kushedi sa do t’u kushtojë.

Në vijim denoncimi:

Pershendetje Joq, tek Currilat vendi ishte bosh, dhe kishte njerëz me cadrat e veta, nderkohe nga dreka sollën cadrat si ne foto, e privatizuan… Te pergatitet nesër populli… Flm.