D.Krivaqa paska pasur këtë familjar në polici, ajo ia paska mbyll të gjitha rastet!

Vrasja e 18 vjeçares M.O pak ditë më parë tronditi opinionin publik pak kohë më parë, ajo u la para spitalit të Ferizajt, pa shenja jete dhe me fraktura të rënda në trup

I dyshuari dhe i akuzuari kryesor është i dashuri i saj Dardan K., tashmë i arrestuar.

Babai i 18 vjeçares në një intervistë në Top Channel, tha se nëse ligji nuk vepron për të ndëshkuar fajtorit, atëherë zgjidhja do jetë me Kanun.

“Dardani e mbyllte derën me çelës e ka zbuluar nëna e M.. Ne i kemi thënë vajzës, që nuk e njohim mirë atë, vajza e mori vetë dhe s’kishim si të ndërhynim”, tha babai.

Ai tutje thotë se nuk kishte pasur kontakte me Dardan K. Ai ka shtuar se nëse nuk ndërhyn shteti, atëherë do e marrë përgjegjësinë mbi vete.

“Nëse shteti nuk e jep verdiktin vetë, ne kemi kanunin, më ndodhi mua po mos i ndodhte tjetër kujt. Kemi kanunin e Lekë Dukagjinit”, thotë ai.

Babai i 18 vjeçares thotë se nuk e ka ditur se Dardan K. ka ende probleme me ligjin, por shton se e di që nëna e tij ka shërbyer në Polici, ku mund të ketë ndërhyrë për mbylljen e dosjeve.

“Ne se kemi ditur këtë gjë, po nëna e tij ka qenë në shërbim me policinë dhe i ka mbyll ato dosje”, tha ai.