Dafina Zeqiri i bën një super dhuratë para kohe për ditëlindje partnerit të saj (foto)

Për pak ditë partneri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, feston ditëlindjen dhe për këtë rast këngëtarja i ka bërë një dhuratë. Pavarësisht se ditëlindja nuk ka mbërritur ende, Dafina nuk ka ngurruar të surprizojë të dashurin me një dhuratë të veçantë.

Ajo i ka blerë një “scooter” elektrik , të cilin Dj Geek e ka pëlqyer shumë. Ai ka ndarë në rrjete sociale një foto të dhuratës dhe ka falendruar publikisht Dafinën për të.

Më pas Dafina ka publikuar një video, në të cilën Dj Geek shihet duke shëtitur me “scooter”-in nëpër shtëpi. Më pas ajo ka shkruar me shaka: “Shpresoj të mos pendohem për këtë gjë”.