Dashuria e ndaluar/ E reja nga Durrësi dashurohet me djalin me ngjyrë! Çifti rrëfehet në Pa Gjurmë: Familja nuk na do

Një shok i përbashkët u bë sebep i një prezantimi mes çiftit. 3 muaj më parë nisi gjithçka kur Joana Braho 30-vjeç nga Durrësi njihet me Bilbil Xhafën 50-vjeç nga Kukësi.

Përpara tre muajve jemi njohur. E kam të vështirë të rrëfej këtë histori. Joana punonte si taksiste dhe u dashurova që rrugën e parë që udhëtova me të. Nuk më pranoi në fillim, por unë bëra gjithçka që ta fitoja dashurinë e saj. Dhe ja ku jemi, të dy bashkë”, deklaroi Bilbili në studio.

Ajo që pengoi nisjen e kësaj marrëdhënie ishte familja e Joanës, vetëm e vetëm se Bilbili i përkiste një komuniteti tjetër. Ata edhe sot nuk e pranojnë këtë lidhje të vajzës, e cila në kundërshtim me ta filloi bashkëjetesën.

Unë e dua dhe vendosa të largohesha nga familja ime. Ne bashkëjetojmë të dy, familja ime ende nuk e di. Të gjithë më paragjykojnë, pse unë dashuroj një njëri me ngjyrë dhe ai është 20 vite më i madh në moshë se mua. Por unë e dua dhe ndihem mire”, u shpreh Joana.

Por kjo nuk është e vetmja pengesë për çiftin, pasi një vit më parë, Bilbili i kishte dhënë fund një martese.

Ish-bashkëjetuesja e Bilbilit, Mimoza Shkoza, është bërë shkak i konflikteve të vazhdueshme mes tyre, ku shpesh ata të tre kanë përfunduar në polici.

Me ish-gruan jam ndarë keq. Unë nuk e doja më. Ajo dyshon se Joana është shkaku i ndarjes tonë. Por, jo. Unë Joanën e kam njohur shumë kohë pas ndarjes. Ajo xhelozon dhe përndjek Joanën. Madje e ka dhunuar disa herë”, rrëfehet 50-vjeçari.

Joana tregoi vuajtjet dhe pengesën e madhe që ka me familjen e saj, duke i kërkuar njokëhësisht edhe Mimozës të mos ndërhyjë më në jetën e tyre. Gjatë transmetimit, Mimoza Shkoza njoftoi se ishte shumë afër Report Tv dhe kërkoi përballjen live në studio. Një përballje që degjeneroi në fyerje dhe ofendime.