Debat i fortë mes Arjanit dhe motrave të “Për’puthen”: Të sëmurë!

Në puntatën e sotme të “Për’puthen” kanë nisur përsëri debatet e forta mes Arjanit dhe Lauretës, por kësaj radhe është përfshirë edhe motra e saj, Rrushja.

Rikujtojmë se të shtunën në “Për’puthen Prime”, opinionisti ishte i mendimit se konkurrentja e pengon Rrushen në rrugëtimin e emisionit të dashurisë.

Kjo shkaktoi një debat të fortë mes Arjanit dhe dy motrave teksa nuk munguan as lotët nga ana e Rrushes.

Ditën e sotme ky debat është hapur sërish, duke folur ashpër ndaj njëri-tjetrit.

Arjanin tha se Laureta ka një ego të sëmurë dhe nuk e lejon të motrën që të jetë vetvetja.

Nga ana tjetër, Rrushja tha se nuk e sheh si pengesë të motrën, por përkundrazi ajo i ka dhënë frymë.

Rushja: Nuk i prita ato fjalë prej Arjanit se përderisa kemi ardhur nga një familje e kemi edukatën e njëjtë. Ajo më ka rritur mua. Nuk mund të kem unë edukatën e mirë dhe Laureta jo.

Laureta: Ishte një përulje që njëra është e mira e tjetra e keqja. Ne kemi edukatë familjare dhe mundohemi të mbështesim njëra-tjetrën. Kjo mu duk e tepërt nga Arjani s’di çfarë të them.

Arjani: Ose nuk e kupton ose e kupton dhe e manipulon.

Laureta: Jam e vetmja që nuk di të manipuloj. Nuk jam naive, por kur e mbroj vetveten dhe kur di se kam faj kërkoj falje. Unë jam emocionale dhe nuk bëj manipulime, nuk ofendoj askënd për veten time.

Arjani: Ke një ego aq të sëmurë saqë nuk mendon ndonjëherë se ke faj. Ti nuk ke për të ndryshuar asnjëherë sepse nuk dëgjon. Kam dashur të ndihmoj ty dhe motrën tënde.

Rrushja: Laureta nuk ma ka mbyllur gojën më ka dhënë më shumë frymë.

Arjani: Rrushja pa Lauretën do ishte ndryshe. Sa herë ka takime e do të jap mendime, ndërhyn Laureta. Analizon takimet, kthen përgjigje. Kur duhet të flasësh ti flet Laureta. Është një lloj skllavërimi familjar. Ndodh edhe me fëmijët dhe prindërit.

Laureta: Fjalët e tua janë shumë të rënda. Nuk bëj teatër. Ta tregoj unë se çfarë jam.