Del foto e parë pas masakrës së Fushë-Krujës, mister kush i vuri flakën makinës brenda

Atentati i trefishtë që ndodhi në fundjavë në mbikalimin e Fushë-Krujës vijon të mbetet pa autor dhe plot mister. Në këtë atentat u vranë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Së fundmi në media po qarkullon një foto pak momenta pasi autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj makinës së viktimave.

Në këtë foto të shkrepur me pamje ballore dallohen qartë shenjat e plumbave që kanë kapur automjetin e viktimave ndërsa makina është në flakë. Por kjo foto ngjall dyshime pasi flakët vijnë nga pjesa e brendshme e makinës dhe jo nga vendi ku ndodhet motori e janë shenjat e plumbave.

Ky detaj ka shtuar dyshimet e hetuesve pasi në fillum u mendua se për shkak të numrit të madh të plumbave të shtënë mbi makinë, sebratori ka shpërthyer, duke djegur brenda Martinajn dhe Hoxhën. Por në foto duket se zjarri vjen nga brenda.

As policia nuk e di ende se kush e ka shkaktuar zjarrin në makinën e viktimave.